“Për 10-12 javë fluturimi i parë për në Ruanda”, Sunak: Gati për deportimin e emigrantëve

schedule15:45 - 22 Prill, 2024

schedule 15:45 - 22 Prill, 2024

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se është gati të depërtojë  azilkërkuesit në Ruandë “pa marrë parasysh çfarë” pasi projektligji i diskutueshëm të miratohet nga parlamenti britanik.

“Këto fluturime do të nisin pa marrë parasysh se çfarë,” tha kryeministri britanik gjatë një konference për shtyp që synonte të paraqesë mjetet që qeveria britanike ka zhvilluar për të organizuar operacionin e deportimit, përpara votimit vendimtar në parlament.

Rishi Sunak tha se fluturimi i parë që do të dërgojë azilkërkuesit në Ruanda do të niset pas 10 deri në 12 javë.

“Fluturimi i parë do të niset për dhjetë deri në dymbëdhjetë javë, domethënë më vonë se sa do të donim”, tha ai.

Qëllimi fillestar i qeverisë britanike ishte që të fillonte këto fluturime në pranverë.

“Mund të konfirmoj se kemi bërë gati një aeroport, kemi rezervuar fluturime charter dhe kemi 500 njerëz të trajnuar për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm në Ruanda dhe 300 të tjerë do të pasojnë në javët e ardhshme ”, tha ai.

“Ne jemi gati. Planet janë gati, “shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!