Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ishte i ftuar mbrëmë në studion e Pressing, në ABC News. Tekniku kryeqytetas sqaroi gjithçka sa i takon pyetjes për të ardhmen e tij, për 1 milionë dollarë te Partizani. Përgjigja e Memës është e drejtpërdrejtë.
“Më bëri një pyetje drejtuesja e emisionit: ‘Me një milionë dollarë, do të ikje te Partizani?’ Normalisht, konteksti i pyetjes ishte me batutë.
Gjithashtu, sërish brenda batutës, më tha: ‘Ardi, je papunë.’ Normalisht, edhe unë u përgjigja me batutë dhe i thashë: “Unë jam papunë, por jo pa bukë.”
E kanë përdorur shumë portale dhe e kanë keqkuptuar këtë batutë time, më vjen shumë keq që e kanë keqkuptuar. Edhe dhe, gjeta rastin të sqaroj gjithçka këtu”, përfundoi Mema./abcnews.al