Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve që u përplasën mesditën e së enjtes në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë humbi jetën një 8 vjeçar.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pajovë, ky dy makinat u përplasën dhe njëra prej tyre doli nga rruga. Si pasojë, mjeti që ka dalë nga rruga ka përplasur për vdekje të miturin.
/abcnews.al