Pepe: CR7 në Portugali? Është mirë në Itali. Kritikët nuk kuptojnë një gjë

schedule19:55 - 16 Prill, 2021

schedule 19:55 - 16 Prill, 2021

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, sidomos nëse bardhezinjtë dështojnë të sigurojnë kualifikimin për në Champions League. Ditët e fundit ka dalë në skenë edhe opsioni Portugali.

Mbrojtësi i njohur i Portos, Pepe e sheh të vështirë rikthimin në vendlindje të CR7, me të cilin ka luajtur e fituar te Real Madrid dhe kombëtarja. “Sinqerisht, duke pasur parasysh sesa mirë e njoh, nuk besoj se do e toleronte mënyrën si njerëzit flasin për futboll në Portugali.

Unë mendoj se ai është i lumtur në Torino. Cris është golashënuesi më i mirë i Serie A. Ata që e kritikojnë nuk ia kanë idenë sa e vështirë është të shënosh çdo vit mbi 30 gola. Është e pabesueshme ajo që po bën ai.

 

Shpresoj të qëndrojë edhe shumë vite në Itali, duke u dhënë gëzim e lumturi dashamirëve të futbollit dhe duke përfaqësuar Portugalinë ashtu siç ka bërë gjithmonë“, deklaroi mbrojtësi 38-vjeçar. /abcnews.al