Sot, të gjitha skuadrat e mëdha të Anglisë zbritën në fushën e lojës, përfshirë dhe dy ekipet e Mançcesterit, United e City. Guardiola, Klopp dhe Mourinho, ndoshta tre trajnerët më të mirë në botë, patën rezultate mikse me skuadrat e tyre.
Klopp ka buzëqeshur, pasi Liverpooli i tij mori një tjetër fitore, 0-3 përballë Bournemouth. Tashmë, të kuqtë kanë fituar 24 nga 25 takimet e tyre të fundit në Premier League, duke shënuar 2 ose më shumë gola në 23 nga këto sfida. Të pabesueshëm!
Mourinho u rikthye te fitorja dhe Tottenham i tij shkatërroi 5-0 Burnley. Kjo ishte fitorja e parë për Mourinhon me 5 gola të shënuar, që nga koha kur drejtonte Chelsea (janar 2015, 5-0 përballë Swansea). Te Manchester United, Special One nuk arriti asnjëherë të fitojë me më shumë se katër gola të shënuar.
Pep Guardiola ka vendosur një rekord pozitiv. Që kur ka filluar karrierën e tij si trajner, Guardiola nuk ka pasur një nisje kaq të dobët të një kampionati. Në 16 ndeshjet e para në Premier League, strategu spanjoll dhe Manchester City i tij kanë grumbulluar vetëm 32 pikë, më pak se çdo herë tjetër. Krizë!/abcnews.al