Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pep Guardiola e do në skuadër, Locatelli: Jam gati për një ekip të madh

schedule11:57 - 15 Prill, 2021

schedule 11:57 - 15 Prill, 2021

Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori po shkëlqen me Sassuolon, teksa ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari edhe te kombëtarja e Roberto Mancinit.

Milani e shiti në verën e vitit 2019 për shumën e 12.5 milion eurove, veprim për të cilin janë penduar në Milanon kuqezi. Juventusi dhe Manchester City vijojnë të garojnë për shërbimet e 23-vjeçarit.

Locatelli është gati të hedhë hapin e madh. Në një prononcim për mediat italiane, mesfushori i talentuar ndalet edhe tek interesimi nga Anglia, aty ku e do Pep Guardiola.

Ndihem gati për t’u transferuar te një klub i madh. Transferimi në një klub të madh jashtë Italisë mbetet një mundësi e madhe për mua, pse jo?

Kur të krijohen mundësi konkrete, atëherë do të vendos rreth së ardhmes time“, deklaroi Locatelli, nga shitja e të cilit Sassuolo shpreson të fitojë sa më shumë (kërkon 40 milion euro). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!