Pentagoni: Trupat ruse janë tërhequr përfundimisht nga Kievi

schedule07:20 - 7 Prill, 2022

schedule 07:20 - 7 Prill, 2022

Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së kanë thënë se tërheqja e Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv-it ka përfunduar.

“Forcat ruse pranë Kievit dhe Chernihiv kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga zona për t’u rikonsoliduar dhe ripërtërirë në Bjellorusi dhe Rusi,” u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i Pentagonit.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin “ka arritur zero nga qëllimet e tij strategjike”. “Ai me të vërtetë po merr kontrollin e një qendre të vogël popullsie…Por nuk e kanë marrë Kharkivin”, theksoi ai.

Kjo vjen disa ditë pasi Rusia njoftoi se do të përqendrojë përpjekjet e saj në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trupat ruse mund të kthehen në Kiev në të ardhmen dhe se mbetet e paqartë nëse trupat që tërhiqen do të kthehen.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, njësitë ruse që tërhiqen nga rajoni i Kievit nuk ka gjasa të “rifitojnë efektivitetin luftarak për ca kohë”.

“Nga 130 batalionet ruse që janë dërguar në Ukrainë, më shumë se 80 mbeten ende në vend”, tha zyrtari. Associated Press, duke cituar një zyrtar amerikan të mbrojtjes, raportoi se numri i trupave ruse që tërhiqen arrin në të paktën 24,000. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!