Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë duke rinovuar modelet më të vjetra që mund të jenë më shpejt gati për t’u përdorur në fushën e betejës.
SHBA po synon të dërgojë modele të vjetra të tankeve Abrams në Ukrainë në tetë deri në 10 muaj, thanë zyrtarët amerikanë për agjencinë e lajmeve AP.
Plani i tij fillestar, i konfirmuar nga presidenti Joe Biden në janar, ishte të dërgonte në Kiev 31 tanke M1A2 Abrams por duhen një ose dy vjet për t’u ndërtuar dhe dërguar.
Versionet e vjetra mund të merren nga rezervat e ushtrisë dhe do të jetë më e lehtë për trupat ukrainase të mësojnë t’i përdorin.
Mendohet se zyrtarët e Pentagonit do ta bëjnë njoftimin së shpejti
/abcnews.al