Pentagoni përgënjeshtron Trump: Trupat ushtarake amerikane nuk do të tërhiqen nga Iraku

schedule13:50 - 7 Janar, 2020

schedule 13:50 - 7 Janar, 2020

Kreu i Pentagonit Mark Esper deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë plan për tërheqjen nga Iraku. Ai theksoi se nuk ka absolutisht asnjë vendim për tërheqjen nga vendi. Esper foli për gazetarët pas publikimit të letrës së ushtarëve amerikanë ku flitej për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Letra në fakt nuk është firmosur asnjëherë, ishte e formuluar keq dhe synonte të theksonte shtimin e lëvizjeve të ushtarëve, por nuk duhej të ishte dërguar.

Sipas kreut të komandos së interforcës Mark Millli ishte një gabim i Mekenzi, pra komandantit të komandos qendrore amerikane, gjeneralit Frenk Mekenzi.

Në letrën në fjalë lexohej ndër të tjera se forcat e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ripozicionohen në ditët dhe në javët në vijim që të jenë gati për një zhvendosje të rradhës. Për të kryer këtë operacion, forcat e koalicionit duhet të marrin disa masa në mënyrë që transferimi jashtë Irakut të ndodhë në mënyrë të sigurtë dhe efikase.

Parlamenti irakian si reagim ndaj vrasjes së gjeneralit Iranian Sulejmani, miratoi rezolutën për largimin nga vendi të trupave ushtarake të huaja. Aktualisht janë rreth 5200 ushtarë amerikanë në Irak.

Presidenti amerikan Donald Trump mbrojti sërish sulmin ajror që vrau Sulejmanin, gjatë një interviste me një gazetar konservator. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se sulmi ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë më të sigurta, dhe se duhej të ishte kryer 20 vitet e fundit. Trump akuzoi sërish paraardhësin e tij Obama që e dhe pse e kishte konsideruar Sulejmanin si terrorist nuk kishte bërë asgjë më pas. Ndërsa për sa i përket kërcënimeve të Teheranit ai tha se po priste reagimin nëse do të kishte një të tillë.

Iraku i ka kërkuar me anë të një letre Kombeve të Bashkuara, që Këshilli i Sigurisë të dënojë sulmin ajror amerikan të së premtes në Bagdad. Në letrën e dërguar nga ambasadori irakien thuhet se sulmi ishte një agression i qartë.

Ndërkohë Pentagoni po planifikon të vendosë gjashtë avionë bombardues në territorin britanik të Diego Garsia në Oqeantin Indian, në gjendje gadishmërie për sulme të mundshme kundër Iranit. Lajmi është publikuar nga “CNN” duke zituar zyrtarë amerikanë.

Për shkak të përshkallëzimit të tensioneve si pasojë e vrasjes së gjeneral Sulejmanit, Gjermania vendosi të tërheqë disa nga ushtarët e saj të vendosur në Irak si pjesë e koalicionit anti Isis. Lajmi u konfirmua nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes duke shpjeguar se 30 ushtarët gjermanë në Irak do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!