Pentagoni mohoi t’i ketë dhënë Ukrainës informacion specifik për shënjestrimin e anijes “Moskva” , kryqëzori me raketa që ishte krenaria e fotës ruse së Moskës në Detin e Zi.
“Ne nuk i dhamë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e Moskës”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të enjten mbrëma.
“Nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen”, theksoi ai, raporton CNN, përcjell abcnews.al.
Ukraina pretendoi se e kishte goditur anijen me dy raketa Neptun në mes të prillit. Anija më pas u mbyt ndërsa po tërhiqej në port për riparime. Rusia tha se dëmtimi i anijes ishte rezultat i shpërthimit të municioneve.
“Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, shtoi Kirby. g.v/abcnews.al