Pentagoni: Një luftëanijë amerikane është sulmuar në Detin e Kuq

schedule17:01 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 17:01 - 3 Dhjetor, 2023

Një anije luftarake amerikane dhe shumë anije tregtare janë sulmuar në Detin e Kuq.

Kështu ka deklaruar Pentagoni këtë të dielë, shkruan Al Jazeera.

Kjo vjen pasi agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab të Detit të Kuq.

Më herët, ajo raportoi aktivitetin e dronëve me origjinë nga Jemeni, si dhe një shpërthim të mundshëm, dhe u bëri thirrje anijeve në zonë të jenë të kujdesshme./abcnews.al