Pentagoni: Mbrojtja ajrore e Ukrainës së shpejti mund të mbetet pa raketa

schedule09:53 - 10 Prill, 2023

schedule 09:53 - 10 Prill, 2023

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrezikon të mos ketë më raketa dhe municione brenda këtyre javëve, sugjeron një dokument i Pentagonit që daton në shkurt, ndërsa zyrtarët e mbrojtjes amerikane u përpoqën të gjurmojnë se si dosjet u bënë publike.

Në një deklaratë të dielën, Pentagoni tha se po shqyrtonte vlefshmërinë e dokumenteve të fotografuara që “duket se përmbajnë materiale shumë sekrete.”

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës mund të kenë probleme deri në mes të prillit, raportoi Neë York Times dhe mbrojtja ajrore që mbron trupat në vijën e parë mund të “reduktohet plotësisht” deri më 23 maj.

Rrjedhja e dokumentave të klasifikuara të Pentagonit mund të ketë qenë nga një burim amerikan, besojnë disa zyrtarë amerikanë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!