Pentagoni: Kina është kërcënimi numër një për sigurinë amerikane

schedule13:37 - 10 Qershor, 2021

schedule 13:37 - 10 Qershor, 2021

Amerika aktualisht ka një armik të ri mbi të cilin të përqendrojë përgatitjen e saj ushtarake: Kinën. Deklarata është bërë nga sekretari amerikan për mbrojtjen John Lloyd Austin me anë të një letre dërguar nga Pentagoni: një dokument që shpall Pekinin “kërcënimin numër një”

Është një kthesë historike e cila shënon formalisht ndryshimin e një epoke. Isis, Al Kaeda, Iran dhe Rusia e Putin, kanë kaluar në plan të dytë. Tashmë vëmendja e Pentagonit do të përqendrohet në Lindjen Ekstreme.

Pasojat gjeopolitike sidomos në Europë, do të jenë domethënëse dhe për t’u vlerësuar. Ish gjenerali Austin u shpreh se objektivi kryesor është frenimi i rritjes së fuqisë kineze.
Sipas përfundimeve të Task Force për Kinën, e ardhmja e sigurisë amerikane varet totalisht nga përballja me Kinën.

Teksti i dokumentit është sekret. Por nga Pentagoni bëjnë të ditur se pasojat e para do të kenë lidhje me aleancat në zonën e indo paqësorit. Që nga ky moment, marrëveshjet, furnizimet dhe stërvitjet do të jenë pikërisht në këtë pikë, me objektivin për të rifituar avantazhin e humbur në 20 vite impenjim kundër terrorizmit islamik.

Është e pamundur të parashikohet reagimi i Pekinit, por sigurisht që do të ketë përshkallëzim të tensioneve në Paqësor duke shtuar mundësinë e incidenteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!