Karantina duket se është e vështirë për pensionistët, të cilët krahas problemeve shëndetësore tan duhet të përballen edhe me moslëvizjen nga ambientet e shtëpisë.
Madje, ka prej tyre që preferojnë më mirë të infektohen se sa të qendrojnë brenda, si kjo qytetare e intervistuar nga gazetarja e Abc Neës Leontina Nika sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Pjesë nga biseda:
Leontina Nika: Si po e kaloni karantinën?
Qytetarja: Me vdek, me vdek
Leontina Nika: Pse me vdek?
Qytetarja: Po jemi mësuar të dalin, jo të rrimë brenda. Po që kismet të na bjerë (koronavirusi sh.r), po nuk rrihet gjithë javën brenda. Një ditë të shtune del dhe pastaj rri.
Leontina Nika: Tani po nxiton që të ikësh në shtëpi
Qytetarja: Thonë që po kalove orarin të kalin policët, më mirë iki në shtëpi dhe rri rëhat aty. /abcnews.al

