Pensionisti i revoltuar: Politikanët lëvizin me “tanke”, unë nuk kam një biçikletë

schedule19:01 - 18 Tetor, 2021

schedule 19:01 - 18 Tetor, 2021

Mbrëmjen e sotme një grup qytetarësh zhvilluan protestën e tretë përpara Kryeministrisë duke kërkuar uljen e çmimeve. Ishin disa qytetarët që folën, mes tyre edhe një pensionist që dha mesazhin  e tij duke kërkuar mbështetje nga shteti.

Kam 13 diagnoza, marr 140 mijë lekë, si mund të jetoj unë, që i kam dhënë shtetit 250 milionë në minierë, ku është mundi dhe djersa jonë që kemi hedhur për ekonominë shqiptare? Zoti kryeministër mendo për hallexhinjtë.

Mua nuk më takon një biçikletë, erdha në këmbë nga Shkoza? 140 deputetë!! Për çfarë i duam, po shkojnë me makina nga Shkoza si tanke. Nga i gjejnë lekët?” ngriti pyetjen ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!