Pensionistët të pabindur nuk pranojnë karantinën, vijojnë me aplikimet për leje

schedule10:49 - 3 Prill, 2020

schedule 10:49 - 3 Prill, 2020

Shqiptarët duket se ditë pas dite janë ndërgjegjësuar me masat e marra nga qeveria dhe hapat që duhet të ndjekin në kuadër të mbrojtjes për përhapjen e koronavirusit.

Burime për Abc Neës bëjnë me dije se numri i aplikimeve për leje dalje për të kryer nevojat bazike në portalin e-Albania dhe përmes sms ka shkuar në  87.269.

Ndërkohë ndër të tjera mësohet se pensionistët janë një kategori që dhe pse e kanë të ndaluar daljen, e here pas here u behet thirrje për të qëndruar në shtëpi vijojnë që të aplikojnë për leje në portalin e-Albania.

Më poshtë janë të dhënat në lidhje me numrin e lejeve të marra dhe atyre që ju është refuzuar.

Numri total i aplikimeve:              87.269

Aplikime përmes e-Albania                 54.617

Aplikime me sms                                 32.652

Aplikime me e-Albania të refuzuara    17.216

Aplikime me sms të refuzuara              3.576

Aplikime të gabuara me SMS               30.073./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!