Paraditja e së shtunës e kësaj fundjave si paraardhësja është e pensionistëve. Kryeministri Edi Rama përmes një video të publikuar në Facebook tregon sesi arqet dhe rrugët e Tiranës, të cilat janë mbushur plot me pensionistë.
Në video-mesazhin e tij, Rama shkruan se të moshuarit janë një shembull qytetarie në këto ditë të vështira.
“Dita e ❤️ ❤️ Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë❤️#Faleminderit? #Respekt? #Mirënjohje?”, shkruan Rama.
Lexo edhe: Rama: Nga e hëna gjithçka e hapur përveç këtyre aktiviteteve
Ndërkohë një ditë më parë shefi i qeverisë përmes një komunikimi me qytetarët ka deklaruar se nga e hëna do të lehtësohen të gjithë masat kufizuese, duke theksuar se të mbyllura do të vijojnë transporti publik, aktivitetet kulturore dhe sportive në ambiente të mbyllura dhe klubet e natës. /abcnews.al