Kryeministri Edi Rama po vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Kryesocialisti ndodhet në Gjirokastër në një takim me pensionistët, i shoqëruar gjithashtu edhe nga zëvendës ministrja e ekonomisë.
Rama tha se do të dyfishojë mbështetjen për nënat që kujdesen për fëmijë me aftësi të veçanta. Në lidhje me pensionistët, Rama tha se do të rrisin moshën për Check Up falas dhe se negociatat me Greqinë për pensionet kanë nisur.
“Koha e atyre që bëjnë 10 fëmijë ka ikur, janë 15 000 pensionistë që janë të vetëpunësuar dhe që vazhdojnë punën. Ne na vjen shumë mirë që u zgjidhëm hallin që më përpara nuk arrinin të merrnin njohjen e kontributeve që paguanin.
Janë 6000 nëna që shteti i mbështet, për fëmijët e veçantë do ta dyfishojmë mbështetjen për fëmijët pikërisht për nënat do t’i japim dyfishin e mbështetjes. E kemi shumë mirë parasysh që kujdesi për ta është i veçantë.
Siç thoshte sondazhisti i Trump jemi në rrugën e duhur. Për pensionistët do të rrisim moshën për Check up falas, Check upi ka trgeuar që është shumë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion.
Nga muaji qershor nis zbatimi për marrëveshjen me pensionet me Italinë. Me Greqinë është negociata më e vështirë, sepse është edhe numri më i madh. Me Greqinë kemi nisur negociatat dhe nuk e dijmë sa do zgjasin por në momentin që hymë në BE dhe shqiptarët marrin pasaportën, me këtë pasaportën ndryshon statusi i qytetarisë sonë në këtë vend. Të gjithë ata që janë në Greqi, marrin pasaportën të gjitha problemet me shtetin grek përfundojnë. Madje nuk duhet as pasaportë greke.”
/ abcnews.al

