Pensionistët, falas te dentisti/ Klinika Stomatologjike Universitare, shërbim dhe të shtunën

schedule15:31 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 28 Tetor, 2024

Rreth 70 paciente në ditë marrin trajtime dentare në Klinikën Stomatologjike Universitare në Tiranë. Të moshuarit marrin pjesën më të madhe të shërbinit falas ose me kosto të ulët nga e hëna deri të premten, ndërkohe për të qenë sa më pranë nevojave të moshës së tretë klinika do të jetë e hapur edhe të shtunen e parë të çdo muaji.

Për të marrë shërbimin në klinikën stomatologjike, të moshuarit plotësojnë një kartelë, duke u paraqitur vetëm me një mjet identifikimi.

Ndërsa vendimi për të zgjeruar shërbimin me një ditë gjatë fundjavës pensionistët thonë se është një mundësi e mirë për ta.

Të shtunën e parë të muajit klinika do të qëndrojë e hapur për çdo të moshuar, që ka nevojë të shoqërohet nga një familjar në pamundësi për t’u paraqitur vetëm gjatë javës për të marrë kujdesin dentar.

“Dihet kjo moshë ka edhe problematika të tjera që i shoqëron, që mund të jenë problematika shëndetësore dhe kane pamundesi fizike për t’u paraaitur vete dhe faniljaret ta kene me te lehteper ti shoqeruar, kemi vendosur qe e shtuna e pare te jete ne funksion te ketyre pacienteve.”

Klinika dentare stomatologjike ofron një sërë shërbimesh dentare.

“Kirurgji, sherbime ortopedike, profilaktike, terapeutike, qe do te thote, nga heqjey apo trajtimet e tjera kirurgjikale tek proteza, apo mbushjet e dhembeve. Sherbimet kirurgjikale dhe terapeutike jane 100% falas ndersa sherbimet ortopedike sic jane protezat apo kellefet kundrejt nje pagese, minimale. Qe justifikon vetem koston e materialeve.”

Nga janari deri në tetor të këtij viti rreth 10 mijë pacientë janë trajtuar në klinikën stomatologjike, ndërsa një numër të konsiderueshëm të pacientëve e përbëjnë të moshuarit.

“Shërbimet që marrin janë kirurgjikale dhe ortopedike. Rret 2100 protëza janë vendosur, ndërsa te sherbini i kirurgjise tek keta pacientë jane rreth 3000.”

Pjesën më të madhe të shërbimeve falas i përfitojnë gjithashtu edhe fëmijët si dhe kategoritë në nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!