CËRRIK- Kryeministri i vendit, Edi Rama në takim me qytetarët në Cërrik u shpreh se pensionet mesatare dhe minimale do rriten gradualisht.
Ai theksoi se investimet për fermerët dhe blegtorët janë shtuar.
Shefi i qeverisë u bëri thirrje bizneseve të heqin dorë nga metodat e pagesave në dorë për punëtorët pasi kjo do të krijonte “gropë të madhe”.
“Pensionet e fshatit me problem, sepse s’kanë kontribuar në sigurime. Shqipëria po rritet në mënyrë të qëndrueshme në aspektin ekonomik dhe këtë e tregojnë të gjitha raporte dhe të gjitha shifrat.
Ka mbi 300 kilometra kanale kulluese dhe ujitëse, që funksionojnë plotësisht. Sot ka dhjetë herë më shumë sera, sepse ne kemi mbështetur bujqit dhe fermerët për rritjen e sasive të serave.
Sot eksportet janë më të lartë seç ishin, sepse prodhimi është rritur.
Duhet të rrisim pensionin mesatar për të siguruar dhe të risim pensionin minimal duke mbështetur nga buxheti i shtetit, për të gjitha ata që janë viktima të të kaluarës”, tha ai./abcnews.al