Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Pensionet, rritje progresive çdo janar sipas kategorive’, Rama: 1.7 miliardë euro ekstra për pensionistët. Nga 1 janari, paga minimale 500 euro

schedule16:43 - 12 Nëntor, 2025

schedule 16:43 - 12 Nëntor, 2025

Në një dëgjesë publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë, kryeministri Rama nga njësia 5 tha se prej 1 janarit paga minimale do të jetë 500 euro. Duke folur për pensionistët, Rama tha se do të ketë rritje progresive të pensioneve çdo janar sipas kategorive.

Më tej, kryeministri tha se fondi prej 1.7 miliardë eurosh do të shpenzohet ekstra për pensionistët gjatë 2027, si një shumë e jashtëzakonshme dhe e merituar.

” Nga janari do të fillojë rritja e masës që do të merrni me një progresion , pensioni urban me vite të plota pune është 27.300 lek sot ku brenda mandatit do të bëhet 40.000 lekë. Brenda mandatit nuk do të thotë prisni 4 vjet, është një shumë që do të rritet në mënyrë progresive çdo janar. Çfarë do merrni në janar 2026 do dyfishohet në janar 2027 duke u pesëfishuar në janar 2030.

Kjo vlen pensionin urban të pjesshëm, ai rural do të shkojë në 18.000 lekë. Pensionet vijnë nga sigurimet shoqërore, ku do t’i vendosim një shumë ekstra nga buxheti i shtetit. Ata që nuk e vlerësojnë këtë si një përpjekje e përkthyer në shifra, kjo rritje nuk ka të bëj me indeksimin, indeksimi është tjetër. Vetëm për indeksimin do shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme. 1.7 miliardë euro do të shpenzohen ekstra për pensionistët në 2027, është një shumë e jashtëzakonshme dhe e merituar. Dëshpërimi i atyre që kanë humbur thellë dhe që se kanë marrë vesh pse humbin. Nga 1 janari paga minimale në sektor publik dhe privat do të jetë 500 euro. Sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për ata që e kanë pagën nën 500 euro do i paguaj qeveria. Sigurimet do i mbulojë qeveria. ” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!