“Pensionet janë shumë normale”, qytetari: Nëse jeni të pakënaqur dilni në shesh, jo nëpër lokale

schedule09:16 - 2 Qershor, 2023

schedule 09:16 - 2 Qershor, 2023

Të shumta kanë qene diskutimet për pensionet, ku qytetarët shprehin mendimin e tyre lidhur me vlerën. Në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, ka telefonuar një qytetar për këtë çështje dhe ka thënë se pensionet janë normale.

Sipas tij, nëse pensionistët do të ishin të pakënaqur nuk do të rrinin nëpër lokale apo të ankoheshin nëpër televizione, por do të dilnin të protestonin në shesh.

“Unë dëgjoj nëpërmjet televizioneve që ankohen këta pensionistët, invalidët, të papunët. Po të shikosh klubeve, i shikon të gjithë pensionistët. Nuk kanë të drejtë të ankohen. Pensionet janë normale, shumë, shumë normale dhe të mos ankohet asnjë. Po qe se pensionet janë të vogla, nuk marrin nëpër televizione ata, duhet të dalin atje në shesh. Po qe se janë të vogla dhe nuk ju pëlqejnë, edhe nuk dalin në shesh, atëherë të mos futen klubeve”, tha qytetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!