Pensionet e emigrantëve/ Ç’do ndodhë me Greqinë? Hado: Nuk ka asnjë problem teknik, jam besimplotë që do pranojnë

schedule20:49 - 6 Shkurt, 2024

schedule 20:49 - 6 Shkurt, 2024

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka treguar në emisionin “Real Story” se çfarë pritet të ndodhë me pensionet e emigrantëve në shtetin grek.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem teknik dhe është shprehur besimplotë që Greqia do të pranojë.

“Tashmë ne kemi arritur të vendosim kontaktet me qeverinë greke. Kemi bërë dy takime, një e kemi zhvilluar në Athinë dhe më pas i ftuam dhe erdhën në Tiranë. Kemi biseduar teknikisht me kolegët tanë, si i kemi skemat dhe se si munden të koordinohen. Kemi rënë dakord dhe palës greke ‘iu mbush mendja’ që ne kemi një sistem shoqëror shumë të mirë dhe është lehtësisht i kordinueshëm me grekët.

Ata që nuk kanë paguar kontributet, nuk kanë më asnjë shancë që t’i paguajnë. Ajo që është problem sot është që qytetarët tanë në Greqi nuk kanë mundur të bëjnë dot 15 vjet punë me letra dhe ata qytetarë që janë kthyer në Shqipëri duke i lënë përgjysmë kanë humbur. Por unë jam besimplotë që dhe Greqia do pranojë. Pengesa është politike. Lufta më e madhe që po bëhet sot ka të bëjë me krahun e punës”, deklaroi Hodo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!