Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pensionet, 167 milion euro shtesë/ Paratë e pashpenzuara nga ministritë transferohen në Fondin e veçantë

schedule18:10 - 20 Shkurt, 2026

schedule 18:10 - 20 Shkurt, 2026

167 milionë euro janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është hapur pranë Bankës së Shqipërisë.Ministria e Financave njofton se të gjitha fondet buxhetore që nuk u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 tashmë janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.

Shuma e depozituar në Llogarinë Speciale pranë Bankës së Shqipërisë  synon të forcojë stabilitetin financiar të skemës publike të pensioneve duke ulur deficitin që ka kjo skemë.Transferimi i këtyre fondeve do të përdoret për të  përmirësuar sistemin e pensioneve në vend.

Prej kohësh institucionet në vend kanë njoftuar hartimin e një reforme të Pensioneve me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar.



Transferimi i këtyre fondeve buxhetore është kryer në zbatim të Aktit Normativ si dhe në përputhje me kuadrin ligjor për menaxhimin e sistemit buxhetor.

Ky është një hap konkret në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë financiare të sistemit të pensioneve dhe garantimit të një mbështetjeje më të drejtë dhe më të sigurt për pensionistët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!