Pengu i madh i Juventusit, si i iku nga duart një talent për 1 milion euro

schedule18:39 - 9 Shkurt, 2021

schedule 18:39 - 9 Shkurt, 2021

Shumë u përfol për zbarkimin e një qendërsulmuesi te Juventusit në merkaton e janarit, por një gjë e tillë ndodhi. “Morata është qendërsulmuesi modern që donim. Ai nuk është një sulmues statik, i pëlqen të lëvizë, kombinon bukur me shokët dhe di të sulmojë mirë hapësirat“, u shpreh Andrea Pirlo pak ditë më parë.

I vetmi peng i merkatos bardhezi është Bryan Reynold, mbrojtësi i djathtë amerikan. Drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Fabio Paratici kishte arritur akordin me Dallas për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit të talentuar për shumën e 6 milion eurove.

Gjithsesi, në fund u fut Roma në lojë dhe ia doli t’i “rrëmbente” lojtarin Juventusit. Verdhekuqtë përfituan nga raporti shumë i mirë i presidencës me klubin e Dallas dhe blenë kartonin e Reynolds për 7 milion euro. Reynold pëlqehej shumë nga Pirlo, por lojtari do të jetë i Romës deri në vitin 2024. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!