Pengu i Arsenalit, Wenger: Ju tregoj ç’ndodhi me Gnabry, shpërtheu te Bayern

schedule18:09 - 26 Shkurt, 2020

schedule 18:09 - 26 Shkurt, 2020

Serge Gnabry është një nga pengjet më të mëdha të Arsenalit. 24-vjeçari gjerman ishte pjesë e Arsenalit dhe pas disa huazimeve vendosi të mos rinovonte me klubin londinez. Lojtari ofensiv është pjesë e Bayern Munchen prej verës së vitit 2018 dhe rritja e tij është e jashtëzakonshme.

Gnabry dhuron asiste dhe shënon gola, teksa Arsene Wenger, i cili ishte ende trajneri i Arsenalit, rikthehet pas në kohë në një deklaratë për BeIN Sports dhe sqaron se si ndodhi largimi i lojtarit me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

Gnabry ka gjithçka, ka ritëm, aftësi teknike dhe forcë, por ndonjëherë është i prirur t’i bëjë gjërat në mënyrë shumë të thjeshtë. E dërguam në huazim te WBA, por nuk funksionoi. Kur vendosëm ta kthenim tek Arsenali, ai na kërkoi të shkonte te Werder Bremen. Ai kishte arritur një marrëveshje me Bayern Munchen. Pas më pak se një viti shkoi në Mynih dhe shpërtheu si lojtar“, tregon ish-trajneri i njohur francez. /abcnews.al