Policia e Lezhës nisi procedimin penal për një 30 vjecar. Ky shtetas parkoi automjetin e tij në mënyrë të parregullt duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën ‘Kosova’.
Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit në qytet dhe në zona me lëvizje të lartë, konstatuan një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, në rrugën “Kosova”, Lezhë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. “ / abcnews.al /


