Greqia ishte vendi i parë evropian që nënshkroi marrëveshje me Kinën për përdorimin e portit të saj kryesor, atë të Pireut, i dyti për nga rëndësia në Mesdhe. Por një vendim i fundit i institutit të arkeologjisë në vend mund të bllokojë planet e zhvillimit të gjigantit aziatik.
Porti i Pireut është i dyti në Mesdhe dhe i gjashti në Evropë për nga rëndësia. Porti ka potencial të madh zhvillimi, falë dhe investimeve të mëdha të gjigantit kinez KosKo Shiping. Por këto investime po përballen me një rrezik shumë të madh pas vendimit të institucionit të arkeologjisë në Greqi, për të deklaruar pjesën e Pireut që shtrihet Brenda mureve: zonë arkeologjike. Një vendim që do të pamundësonte realizimin e disa projekteve që tashmë janë miratuar. Si për shembull ndërtimin e hoteleve të mëdha, qendra tregtare dhe pankina të mëdha.
Pieru është porti parë i një vendi të Evropës perëndimore ku kinezët kanë vendosur të investojnë në kuadër të iniciativës “Një brez, një rrugë”, e njohur më mirë si “rruga e re e mëndafshtë”. Që nga viti 2006 “Kosko Shiping” ka blerë 67 për qind të portit të Pireut. Nëse nuk do të gjendej një zgjidhje, Kosko mund të shkojë në porte të tjera, si për shembull në ato italiane, ku janë firmosur tashmë marrëveshje bashkëpunimi italo – kineze, për portin e Triestes.
Porta e Etione, një nga zonat arkeologjike më të rëndësishme të Pireut, që daton në shekullin e pestë para krishtit, një zonë e rivlerësuar vitet e fundit
Vasilis Korkidis President i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë, Pire: “Vendimi i institucionit të arkeologjisë për të deklaruar Pireun zonë arkeologjike, ishte shumë i nxituar. Dhe moment i zgjedhur për ta bërë, në prag të zgjedhjeve parlamentare evropiane, ngre shumë pikëpyetje”.
Po cilat do jenë pasojat e këtij vendimi, për investimet e programuara…
Vasilis Korkidis President i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë, Pire: “Nëse një dekret ministerial do të miratonte vendimin në fjalë do të rrezikohej bllokimi i investimeve të programuara. Dhe po flas për më shumë se 550 milion euro për të cilat nuk i duhen vetëm ekonomisë vendore të Pireut por dhe asaj greke. Duhet të kuptojmë se sa më shumë zhvillohet porti, aq më shumë zhvillohet ekonomia vendore dhe shtohen vendet e punës”.
A ka rrezik që gjigandi kinez Kosko të vendosë të kalojë në porte të tjera si për shembull në ato italiane, si thuhet kohët e fundit
Vasilis Korkidis President i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë, Pire: “Kosko është i pranishëm në Pire që nga viti 2008. Dhe në vitin 2016 mori kontrollin e portit. Në këtë periudhë ka kryer investime shumë të rëndësishme, sidomos në strukturë. Pra nuk është dhe aq e lehtë që të transferojë aktivitetin e tij në një port tjetër. Unë nuk mendoj se jemi në garë me portet italiane. Mendoj se në zonën tonë, në Mesdheun lindor, sasia e mallrave në lëvizje është aq e madhe sa ka vend për të gjithë. Jemi porta hyrëse për në Evropë. Për sa i përket “rrugës së mëndafshtë”, vendet të cilat marrin pjesë duhet të mbështesin njëra tjetrën dhe të ndihmohen. Dhe Greqia është në mënyrë të veçantë shumë pranë Italisë”./abcnews.al