“Peng dhe pengmarrës”, Rama dhe Basha huazojnë retorikën e Berishës

schedule11:34 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:34 - 7 Tetor, 2021

Kohë më parë ish-lideri i PD-së Sali Berisha përdori një retorikë të ashpër ndaj Lulzim Bashës pas largimit që ky i fundit i bërë nga grupi parlamentar. Berisha akuzoi Bashën se është marrë peng nga Rama dhe mendoi vetëm për veten e tij kur e largoi.

Ndërkohë sot në Kuvend kjo retorikë e Berishës është risjellë nga Rama por tashmë në foltoren e Parlamentit dhe jo në “foltoren” që ka nisur ish kreu i PD-së.

Rama ka thënë se është krijuar një garë për të përcaktuar kukullën, pengun dhe personin që shpif. Rama mendon njëjtë si Berisha, por pengmarrësi ndryshon, pasi sipas tij Basha është marrë peng nga vetë Berisha.
“Aty ju kam gjetur dhe aty do ju lë. Nëse vazhdoni të përsërisni këtë. Megjithatë kjo është zgjedhja juaj. Jemi në një garë kush është kukulla dhe kush është pengu. Dhe kush shpif e shan më shumë se nuk është as kukull as peng. Urtësia e një populli ka një barometër dhe u bënë 5 ditë gjykimi rresht që u thotë populli “ju ta harroni” me këto mend që keni.” tha kryeministri Rama.

“Ju nuk drejtoni dot veten tuaj doni të drejtoni Shqipërinë” tha Rama më tej.

Por e njëjta retorikë është përdorur edhe nga Basha. Ky i fundit hedh akuza vetëm ndaj Ramës, duke thënë se ka marrë peng vendin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!