Penelope Cruise dhe Ricky Martin në filmi mbi vrasjen e Gianni Versace-s

schedule22:27 - 10 Janar, 2018

schedule 22:27 - 10 Janar, 2018

Vrasja e stilistit-ikonë të modës Gianni Versace do shfaqet së shpejti në një ekranizim të Hollivudit. Në rolin e të motrës Donatela është aktorja Penelope Cruise. Familja e stilistit e konsideron aspak real.

Vrasja makabre në vitin 1997 e ikonës së modës, stilistit Gianni Versace në shtëpinë e tij në Majemi, e mbushur plot mistere, vjen në një ekranizim të posaçëm. Penelope Cruise do jetë në rolin e motrës së tij të madhe Donatela.

Të gjithë dashurinë dhe respektin që kam për të e kam shkrirë në interpretimin tim, ka deklaruar aktorja Cruise. Eshtë tamam siç e kam thënë: ky rol është nderimi im për Donatelën.
Filmi bazohet në librin e shumë polemizuar me titull “Favore të ndyra” të Maureen Orth. Ai është botuar prej afro dy dekadash tashmë, thotë producenti i filmit Ryan Murphy, që shton se ai beson se autori i librit është një gazetar shumë korrekt dhe nga puna e tij ne kemi punuar skenarin e filmit.

Edgar Ramirez ka rolin kryesor, ndërsa këngëtari Ricky Martin luan personazhin e të dashurit të tij. Vetë familja Versace-s e ka përçmuar filmin si një shpikje e pastër./abcnews.al