Pendimi i Babel: Liverpool si Ajax, largimi nga “Anfield” gafa e karrierës

schedule13:18 - 4 Janar, 2021

schedule 13:18 - 4 Janar, 2021

Koha kalon dhe Ryan Babel festoi 34-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Vite më parë cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit holandez. Shpërthimi tek Ajax dhe më pas kalimi te Liverpool në verën e vitit 2007.

Sulmuesi anësor luajti katër sezone në “Anfield” dhe më pas u largua drejt Bundesligës. Një vendim për të cilin është penduar dhe e cilëson si gafën e madhe të karrierës. Me kombëtaren tulipane ka shënuar 10 gola në 67 ndeshje, teksa është pjesë e Galatasaray prej verës së vitit 2020.

Kalova 4 vite te Liverpool. Në fillim ishte Benitez trajner dhe më pas Kenny Dalglish. Më pas shkova të luaj te Hoffenheim dhe aty e kuptova se sapo kisha kryer gabimin më të madh të karrierës“, deklaron Babel për anglezen Mirror. Rrëfimi vazhdon, duke shpjeguar se pse u largua nga “The Reds”.

Kishte vetëm një motiv pse ika nga Liverpool, kisha nevojë për minuta për të ruajtur postin tim te kombëtarja e Holandës. Unë jam rritur tek Ajax, aty ku luhet një futboll shumë sulmues, kështu na kanë mësuar që në akademi.

Më pas vura re që te Liverpool ekzistonte i njëjti mentalitet dhe dëshirë për të luajtur një futboll ofensiv. Futbolli sulmues është pjesë e ADN-së së këtij klubi“, thekson Babel, i cili shënoi 22 gola në 146 ndeshje të luajtura me kampionët e Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!