Pendarovski takon Žbogar: Jemi të inkurajuar nga mesazhet e Presidentit

schedule16:00 - 13 Maj, 2019

schedule 16:00 - 13 Maj, 2019

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Žbogar pas takimit me Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut ka shfaqur shpresën për një bashkëpunim të suksesshëm për integrimin e vendit në BE.

Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Žbogar është mysafiri i parë i Presidentit, Stevo Pendarovski.

Ambasadori evropian i përcolli Presidentit urimet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. E u bisedua edhe rreth vizitës së parë zyrtare të Presidentit në Bruksel.

Samuel Žbogar, ambasador i BE, Shkup: “E vlerësoj lartë mesazhin e dhënë nga Presidenti gjatë ditës së djeshme, për pajtim, zgjatja e dorës drejtë opozitës me qëllim që të bashkohen të gjitha forcat politike për të ecë para. Jemi të inkurajuar nga mesazhet e tij”.

Në seancën e inaugurimit ishin të pranishëm deputetët e opozitës, por edhe sot, vazhdoi debati se a është ftuar apo jo kreu i opozitës në inaugurimin e Pendarovskit.

Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE:  “Deri në momentin e ceremonisë ftesë nuk ka pasur për kreun e opozitës dhe liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoskin. Të paftuar nuk shkojmë askund”.

Nga Kuvendi thonë se nuk ka qenë praktikë asnjëherë në të kaluarën që të ftohen lider të partive politike. Në ceremonitë e inaugurimit të Ivanovit në 2009-tën, nuk ishte prezent kreu i opozitës, e në 2014 fjalimin e Ivanovit nuk e dëgjuan as deputetet e opozitës, por as BDI-ja./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!