Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski këtë të hënë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes liderëve të partive politike, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Pendarovski shfaq pritje se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe demokratike, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që po fillon negociata me BE-në.
“Konsensusi i arritur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas presidentit Pendarovski është edhe një tregues se në çdo vend të pjekur demokratik është i domosdoshëm dialogu politik përmes të cilit sillen vendime të harmonizuara dhe vendime kryesisht në interes të qytetarëve të vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës. /abcnews.al