Pendarovski në Greqi, vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në Athinë

schedule11:00 - 5 Tetor, 2021

schedule 11:00 - 5 Tetor, 2021

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski,  është presidenti i parë që do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi.

Në këtë vizitë Pendarovski do të pritet nga homologia e tij greke Katerina Sakelaropulu, me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas do të kenë takim dypalësh.

Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, si dhe me kryetarin e Komunës së Athinës, Kostas Bakoyanis.

Si liderë përgjegjës të të dy vendeve, kemi detyrë të krijojmë kishte për afrim më të madh të popujve tanë. Për këto arsye udhëtojë në Athinë dhe më vjen mirë që të kemi vizitë kthyese”, ka thënë ai.

Gjatë vizitës së tij, Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska./abcnews.al