Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski fillon të premten një vizitë dy-ditore në Beograd, gjatë së cilës do të ketë një takim kokë më kokë në Pallatin Serbia me presidentin Vuçiç dhe më pas do të ketë takim plenar midis dy delegacioneve.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski do të vizitojë Beogradin të premten dhe të shtunën, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Pendarovski do të ketë një takim kokë më kokë të premten në Pallatin Serbia në Beograd me presidentin Vuçiç dhe më pas do të ketë takim plenar midis dy delegacioneve. Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.
Pjesë e vizitës janë edhe takimet me kryetarin e Odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh dhe afaristë serbë. Pendarovski do të marrë pjesë të shtunën në Forumin rajonal rinor në Novi Sad dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiç dhe presidentin slloven, Borut Pahor. /abcnews.al