Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Serbi, tha se pas bisedimeve me presidentin francez, pret në shkurt planin e ri te BE-se per integrim. Pendarovski dhe Vuçiç promovuan Mini-Schengenin, por thanë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, është pritur me nderime shtetërorë në Serbi. Tapeti i kuq dhe homologu serb, Aleksandër Vuçiç, e kanë pritur si mik nga Shkupi. Vuçiç tha se nuk ka më probleme të hapura me shtetin fqinj dhe as dallime, përveç çështjes së Kosovës, por besimi është shumë më i madh. Vite më parë, Shkup-Beograd, kishte ardhur deri tek tensionet. Por, vizita u zhvillua duke folur për frymën rajonale dhe integrimin në BE. Pendarovski tha se pas bisedimeve me presidentin francez, pret në shkurt planin e ri të BE-së për integrim. Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson Evropën. Pendarovski dhe Vuçiç promovuan mini-schengenin.
Stevo Panderovski, President i Maqedonisë Veriore: “Nuk ka dileme se Macron nuk është duke na ofruar Jugosllavinë e katërt. Edhe Parisi, Macron dhe Brukseli mbështesin nismat rajonale siç është mini-Schengeni, apo sic është CEFTA, e cila fatkeqësisht është totalisht e pasivizuar dhe duhet të bëjmë gjithcka për ta ringjallur dhe këto janë nisma pomplemetare dhe jo kompetitive me Bashkimin Evropian. Disa çështje do të kenë ndikim në rajon për shkak të formulës së re integruese, ndërsa disa do të jenë për vendet që tashmë negociojnë sic janë Serbia dhe Mali i Zi. Kurse sipas mendimit tonë zgjidhja për Kosovën duhet të sjellë stabilitet rajonal dhe nuk duhet të prek sovranitetin e shteteve tjera në rajon”.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se shpesh nuk është në dobi të politikanëve të merren vendime për bashkëpunim në rajon, por ai theksoi se ndjehet krenar për bashkëpunimin në mini-Schengen.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Bashkëpunimi rajonal është një zgjidhje e mencur për mbijetesën tonë dhe këtë kemi shprehur edhe me nismën e Novi Sadit dhe të Ohrit dhe shpresoj që në Durrës do ta vazhdojmë me kryeministrin Rama. Në kushtet kur nuk e dimë se ku po shkon Evropa dhe të gjithë jemi në rrugën evropiane, jo duke i bërë alternativë, por të kuptojmë që kemi obligim të bëjmë ato që duhet dhe që jemi të detyruar. jam i sigurt se kjo do të sjellë mirëqenie dhe përmirësim mes popujsh dhe shteteve tona.
Gjatë vizitës të dy presidentët u dakorduan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian, por kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunim të shëndosh rajonal.Andaj duhet gjetur formën për përfshirjen e të gjitha shteteve. /abcnews.al