Pence: Gjyqi ndaj Trumpit i dërgon botës “mesazh të tmerrshëm” për SHBA-në

schedule12:13 - 19 Qershor, 2023

schedule 12:13 - 19 Qershor, 2023

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, gjatë një interviste të dielën tha se gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump i dërgon një “mesazh të tmerrshëm” botës për vendin.

“Më duhet t’ju them, si dikush që ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në skenën botërore, si dikush që ka qenë në komitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare për dhjetë vjet, ne jemi standardi i artë i drejtësisë në botë,” tha Pence në një intervistë në “Meet the Press” të NBC.

Ai tha se gjyqi ndaj një ish-presidenti amerikan nga administrata aktuale i dërgon botës një “mesazh të tmerrshëm” për SHBA-në, ai argumentoi se aktakuza kundër Trumpit “ka shërbyer vetëm për të ndarë edhe më shumë politikën tonë të përçarë”.

Ai tha se megjithëse akuzat kundër Trumpit ishin “serioze”, institucionet përkatëse nuk kishin mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë dhe zyrën e presidentit Joe Biden dhe akuzat kundër djalit të tij Hunter.

Duke theksuar se Departamenti i Drejtësisë duhet t’i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë, Pence refuzoi të përgjigjet nëse do ta falte Trumpin nëse zgjidhet president në vitin 2024.

Trump në fillim të këtij muaji u deklarua i pafajshëm për 37 akuza federale për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara të gjetura rezidencën e tij private në Florida. Ish-presidenti dhe shumë nga kolegët e tij republikanë e kanë dënuar aktakuzën federale si të motivuar politikisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!