Pemë të rrëzuara e shtëpi pa çati, një viktimë e 40 të lënduar nga tornadoja në Gjermani

schedule10:43 - 21 Maj, 2022

schedule 10:43 - 21 Maj, 2022

Një person ka mbetur i vdekur dhe 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tornadoje që goditi disa shtete në Gjermaninë perëndimore.

Mediat vendase raportojnë duke cituar policinë se një 38-vjeçar në qytetin Wittgert humbi jetën pasi pësoi goditje të rënda në kokë  dhe e zuri edhe korrenti në bodrumin e përmbytur. Ndërsa në Paderborn, një qytet mes Frankfurt-it dhe Hamburg-ut mbetën të lënduar të paktën 40 persona.  Përgjatë rajonit pati bllokim të transportit rrugor dhe atij hekurudhor.

Ndërkohë, autoritet kanë publikuar pamje të pemëve të rrëzuara apo të ndara në dysh, ndërsa shumë banesa kanë mbetur pa çati si pasojë e erërave të forta. Shërbimi meteorologjik gjerman u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërsa paralajmëruan se moti ekstrem do të vijojë.

Sipas meteorologëve, moti ekstrem u shkaktua nga masat e ngrohta të gazit që transportoheshin nga Afrika në kombinim me ajrin relativisht më të ftohtë që lëvizte nga Evropa veriore në jug. /abcnews.al/