Një person ka mbetur i vdekur dhe 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tornadoje që goditi disa shtete në Gjermaninë perëndimore.
Mediat vendase raportojnë duke cituar policinë se një 38-vjeçar në qytetin Wittgert humbi jetën pasi pësoi goditje të rënda në kokë dhe e zuri edhe korrenti në bodrumin e përmbytur. Ndërsa në Paderborn, një qytet mes Frankfurt-it dhe Hamburg-ut mbetën të lënduar të paktën 40 persona. Përgjatë rajonit pati bllokim të transportit rrugor dhe atij hekurudhor.
Rare tornado rips through towns in North Rhine-Westphalia, #Germany, during a heavy storm.#TornadoGermany pic.twitter.com/f2ISrgNdf6
— AUSTROHÚNGARO (@AUSTROHNGARO2) May 20, 2022
Ndërkohë, autoritet kanë publikuar pamje të pemëve të rrëzuara apo të ndara në dysh, ndërsa shumë banesa kanë mbetur pa çati si pasojë e erërave të forta. Shërbimi meteorologjik gjerman u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërsa paralajmëruan se moti ekstrem do të vijojë.
Sipas meteorologëve, moti ekstrem u shkaktua nga masat e ngrohta të gazit që transportoheshin nga Afrika në kombinim me ajrin relativisht më të ftohtë që lëvizte nga Evropa veriore në jug. /abcnews.al/