Kongresmenja nga Kalifornia, Nancy Pelosi e cila ende ka ndikim të konsiderueshëm brenda demokratëve në SHBA, tha se kritikët e presidentit Joe Biden duhet të mos flasin deri pas përfundimit të samitit të kësaj jave.
“Sido që të mendoni,nuk ju desh ta vendosni atë në tryezë derisa të shohim se si do të shkojmë këtë javë.”, tha ajo, shkruan BBC.
Pelosi shtoi se Biden duhet të marrë një vendim nëse do të vazhdojë të konkurrojë për rizgjedhje.
Kur u nxit se presidenti tashmë kishte thënë qartë se ishte ende në garë, ajo iu shmang pyetjes së gazetarëve.