Pëllumb Piperon e zë kolla live: Nuk është për t’u trembur, rrini të qetë

schedule21:44 - 25 Mars, 2020

schedule 21:44 - 25 Mars, 2020

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ishte në një lidhje direkte në emisionin “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi. Mirëpo, gjatë bisedës mjeku u përball me një moment të sikletshëm.

Mjeku filloi të kollitet papritur dhe për një moment e kishte të pamundur të fliste. Ndërkohë, gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se shëndeti i tij është mjaft i rëndësishëm.

“Shpresoj të jeni mirë me shëndet, është shumë e rëndësishme kjo. I duheni të gjithëve.”, tha Xhokaxhi. “Më falni se ishte shumë e papritur kjo situata e kësaj shishesh jo shumë të këndshme”, tha mjeku.

Teksa vazhdoi bisedën për situatën e koronavirusit në Shqipëri, mjeku në fund u ndal sërish tek incidenti që i ndodhi, duke sqaruar se nuk ishte kollë për tu shqetësuar:

Pëllumb Pipero: Ndjesë për kollën që më zuri në atë moment

Juli Xhokaxhi: Në këto situata kolla vetëm në tremb

Pëllumb Pipero: Por nuk është kollë nga ajo sëmundje, kështu rrini të qetë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!