Pëllumb Pipero merr titullin “Qytetar Nderi” në Skrapar: Do vazhdoj të bëj detyrën

schedule12:55 - 18 Shtator, 2020

schedule 12:55 - 18 Shtator, 2020

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është tashmë zyrtarisht qytetar nderi në Skrapar. Përmes një ceremonie zyrtare, Bashkia e Skraparit i ka dhënë Piperos titullin e akorduar përgjatë periudhës së karantinës.

Në ceremoni kanë marrë pjesë figura të njohura si dhe personalitete të qytetit të Skraparit.  Gjatë fjalës së tij, Pipero u shpreh se është i nderuar për titullin që merr sot ndërsa u zotua se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi.

“Nuk e kam të lehtë të flas sot. Të nderuar të pranishëm, ndihem i emocionuar, pak i befasuar për titullin e madh që marr sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit me iniciativën e qytetarëve dhe kolegëve. Është obligim i madh, nder i madh dhe përgjegjësi e madhe të kesh titull qytetar nderi të Skraparit që nuk i kanë munguar as burrat as gratë. Një duartrokitje të madhe për ata që kanë nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë Skraparin. Kjo pandemi evdentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore, mirëkuptim, respektim të disa normave të veçanta.

Në këtë pandemi shumë, ndoshta të gjithë kolegët e mi kemi bërë dhe bëjmë çdo ditë atë që ky moment na e solli për ta bërë. Kemi bërë detyrën dhe jo më shumë. Shumë kolegë të mi ndoshta kanë bërë shumë më tepër se unë. Unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do vazhdojmë të bëjmë detyrën. Sa mirë e kemi bërë, e dini ju. Dua t’ju falenderoj me zemër dhe t’iu them se titulli që më jepni sot më obligon akoma më shumë. Unë dhe familja ime do t’ju jenë mirënjohës për gjithë jetën. Ju faleminderit”, tha Pipero./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!