Pellegrini i bindur tek aftësitë e De Rossi: Do të na stërvisë për një kohë të gjatë

schedule09:56 - 23 Shkurt, 2024

schedule 09:56 - 23 Shkurt, 2024

Pavarësisht se me shumë vështirësi, Roma ia doli të triumfonte, mbrëmjen e së enjtes, në “Olimpico”, teksa pas goditjes së 11-metërshave arriti të siguronte një biletë për në fazën e 1/8-ve, të UEFA Europa League, teksa eleminuan “tulipanët” e Feyenoord, në një përballje vërtetë të luftuar, në fushën e blertë.

Ardhja e teknikut, De Rossi, në stolin e “Verdhekuqve”, duket se ka bërë ndryshimin e madh, e këtë e konfirmon edhe kapiteni, Lorenzo Pellegrini, i cili në përfundim të sfidës ndaj holandezëve foli për të ardhmen e teknikut të tij, teksa është i bindjes se ish-mesfushori legjendar i po këtij klubi do t’i stërvisë kryeqytetasit gjatë, në “Trigoria”.

“Mendoj se i detyrohem atij 150% në të gjitha seancat stërvitore dhe të gjitha ndeshjet. Të gjithë e dinë se çfarë marrëdhënie kam me Danielen dhe marrëdhënia jonë ka lindur nga një respekt që shkon përtej kësaj. Ai do ta stërvitë Roma-n për një kohë të gjatë. Edhe si trajner edhe si njeri dua të them”,- u shpreh “fantazisti” italian i mesfushës. /i.m /abcnews.al