Peleshi: Vatra aktive në Pukë dhe Lezhë. Kam vërejtje për strukturat e disa bashkive

schedule12:11 - 17 Gusht, 2021

schedule 12:11 - 17 Gusht, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi  në një konferencë për mediat me përfaqësuesit e delegacionit të BE-së është shprehur falënderuar për të gjithë vendet që ofruan ndihmën e tyre në këtë betejë me flakët.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë me dije se vijon ende puna për shuarjen e vatrave aktive në disa zona të vendit pir fatmirësisht shumë prej tyre tashmë janë nën kontroll.

Ai ka bërë me dije se veriu është dhe zona ku vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, si në Pukë dhe në Lezhë.

“Në Bashkinë e Pukës, Mirditës, Kukësit, kemi ende vatra. Edhe pse jemi në mes të punës e çmoj të rëndësishme të shprehim falënderimet tona për partnerët që na janë gjendur. Dua të falenderoj BE, mekanizmat e saj, zyrat e delegacionit të BE në Tiranë, për një kundërpërgjigje të shpejtë për të përballuar zjarret.

E padyshim dy vende të BE, miq të Shqipërisë, Holandën dhe Çekinë që na erdhën në ndihmë. Ato kanë bërë punë heroike. I dedikoj një pjesë të suksesit dhe sot që flasim ato janë në punë. Një helikopter po punon në Lezhë, ku kemi disa vatra serioze zjarri. Ndërsa helikopteri ynë po punon në Pukë ku kemi zjarre serioze. Ishte lajm i shkëlqyer për shtetin holandez që shtynë afatin për helikopterët, deri në fund të gushtit do të kemi në flotën tonë të ajrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bashkive, forcave zjarrfikësve, që jemi bërë së bashku për të përballuar situatën.

Besoj se kemi bërë më të mirën, për të kombinuar ekspertizën nga një grup ekspertësh që punojnë me ne dhe një forcë ajrore që po punon. Janë 50 profesionistë vetëm nga pala holandeze në respekt të operacionit që zhvillohet këtu”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai është shprehur se një sipërfaqe e konsiderueshme toke është shkrumbuar, por fatmirësisht sipas tij pjesa më e madhe kanë qenë sipërfaqe me shkurre.

Ne po bëjmë më të mirën për të përmirësuar punën e bashkive tona, që disa kanë qenë në nivelin më të mirë ndërsa disa të tjera kanë dhe vëretje. Ne llogarisim deri në 3 mijë hektarë dëmin në sipërfaqe të gjelbra, nga të cilat 2300 hektarë kanë qenë shkurre pjesa tjetër pyje. Pushteti vendor është dhe përgjegjësi kryesor ndaj është e rëndësishme që të bëjnë të mundur që të kemi zero dëme”, ka thënë Peleshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!