Peleshi prezanton Xhaçkën si kandidate për deputete në Kolonjë: Synojmë 7 mandate

schedule09:51 - 14 Mars, 2021

schedule 09:51 - 14 Mars, 2021

Drejtuesi i Politik i qarkut të Korçës në radhët e socialistëve Niko Peleshi ka prezantuar ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka si kandidate për deputete në qarkun e Kolonjës. Ai deklaroi se lista ka prurje të reja me emra të njohur në zonë. Ai tha se PS synon 7 mandate në qarkun e Korçës.

 “Lista e këtij viti ka prurje të reja që personifikojnë filozofinë e hapjes që na ka shoqëruar në të gjitha këto vite të demokracisë, me emra jo të njohur për të gjithë Shqipërinë, por në lokalitete ku jetojnë e punojnë.

Duam të japim mesazhin e mikpritjes për të gjitha kontributet e listave tona. Nuk i fillojmë listat këtë herë me emra të njohur, sepse nuk duhet të tregojmë se kemi një tavan ku në rast se do të rritesh përplasesh. Jo ne nuk e kemi këtë. E kemi rrugën e hapur për të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, arrijnë sukses në fushën e tyre dhe më pas i ftojmë të bëjnë karrierë në Partinë Socialiste, në Parlament apo në të gjitha hapësirat që kemi.

Ndaj edhe Olta dhe unë jemi respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë të listës që është objektivi minimal bazik aq sa kemi sot. Ne synojmë drejt mandatit të shtatë. Unë çdo ditë e më shumë bëhem optimist që nuk është edhe aq maksimalist si objektiv, sepse kudo që shkojmë kemi një atmosferë shumë pozitive për ne”, u shpreh ministri Peleshi, gjatë takimit me strukturat në Kolonjë./mv.abcnews.al