Peleshi për sigurinë ushqimore: Veteriner në çdo njësi administrative

schedule12:02 - 8 Qershor, 2018

schedule 12:02 - 8 Qershor, 2018

Nga fshati Shëngjergj i qarkut të Tiranës, ministri i Bujqësisë shë Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka bërë të qartë se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme, veçanërisht tani në këtë fazë, pasi ajo do të japë mundësinë e funksionimit të sistemit të zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat e shqiptarëve.

Mbivendosja e veterinerëve të institucioneve të ndryshme, ka sjellë deri tani një çoroditje, duke shkatuar një handikap në këtë sektor. Kjo reformë i con të gjitha kompetencat e kontrollit tek  Agjencia Kombëtare e Ushqimit dhe shërbimit veterinary tha ministri Peleshi, sipas të cilit bashkitë nuk do të merren më me shërbimin veterinar, duke ia lënë këtë kompetencë drejtorisë së re të shërbimit veterinar, e cila do të merret me shëndetin e kafshëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!