Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u takua në Bruksel, me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës Rustem Umerov.
Peleshi dhe Umerov biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes nga Aleanca, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë.
Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falenderoi për mbështetjen e gjithanëshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, që prej fillimit të luftës.
“Me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, gjatë takimit të Grupit të Kontaktit, në Bruksel. I nderuar të dëgjoja falenderimet dhe mirënjohjen ndaj vendit tonë, për mbështetjen e gjithanshme ndaj Ukrainës, prej nisjes së agresionit rus. Me rëndësi që mbështetja nga Aleanca të vijojë, për të ndihmuar me sa mundemi këtë rezistencë!”, shkruan Peleshi në Facebook./abcnews.al