Peleshi në Gjirokastër apel banorëve: U shënua viktima e parë, mos bëni rezistencë, largohuni nga banesat

schedule18:05 - 3 Gusht, 2021

schedule 18:05 - 3 Gusht, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pasditen e kësaj të marte ka mbërritur në fshatin Asim Zenel knë Gjirokastër ku humbi jetën një 64 vjeçar.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë apel banorëve të tre fshatrave më të rrezikuar në Gjirokastër që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Ndër të tjera ministri ka bërë me dije se në Llogara situata është nën kontroll dhe të gjithë forcat do të përqendrohen në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

LEXO EDHE: Humb jetën nga zjarri 64 vjeçari në Gjirokastër, policia jep detaje

Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që  ti vendosësh nën kontroll. Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë. Duhet evakuim në  tre fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës. U bëj thirrje banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqendrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!