Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, qarkullimi i makinave i bllokuar prej më shumë se 8 orësh

schedule08:29 - 22 Gusht, 2021

schedule 08:29 - 22 Gusht, 2021

Të shtunën ka nisur pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit. Një numër i madh besimtarësh i janë drejtuar malit të shenjtë e për këtë arsye qarkullimi është bllokuar që prej orës 01.00 të natës.

Mësohet se fluksi është aq i madh saqë deri më tani të paktën 30 policë janë munduar ta zhbllokojnë qarkullimin por pa rezultat. Festa në Malin e Tomorrit nis në datë 20 gusht dhe përfundon në 25, por dita kulminante është e diela, kur pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen edhe radhët kilometrike të krijuara përgjatë malit. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj uroi dhe u lut ditën e djeshme që ditët e vështira nga pandemia të kalohen me sukses. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!