Pelegrinazhi në Arabinë Saudite, shkon mbi 1300 numri i viktimave

schedule11:26 - 24 Qershor, 2024

schedule 11:26 - 24 Qershor, 2024

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se 1 301 persona kanë vdekur gjatë haxhit, kryesisht pelegrinë të paregjistruar. “Pelegrinazhi u zhvillua në nxehtësi të madhe dhe shumica e njerëzve që vdiqën nuk kishin leje apo ndihmë zyrtare”, theksuan autoritetet në Riad.

”Për fat të keq, numri i vdekjeve ka arritur në 1 301, nga të cilët 83% ishin të paautorizuar për të kryer haxhin dhe ecën në distanca të gjata nën rrezet e diellit, pa strehim apo komfort adekuat”,shkruan agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!